Lidhje

Njësia luftuese shqiptare “Shqiponja 1” kthehet nga Afganistani


Njësia luftuese shqiptare “Shqiponja 1” kthehet nga Afganistani
Njësia luftuese shqiptare “Shqiponja 1” kthehet nga Afganistani

Autoritetet shtetërore pritën sot trupat paqeruajtëse shqiptare, që sapo u kthyen nga misionet e luftimit në Afganistan. Njësia “Shqiponja 1” është njësia e parë luftuese e ushtrisë shqiptare me misione jashtë vendit. Kryeministri Sali Berisha tha në ceremoninë e posacme që u mbajt sot se suksesi i trupave “Shqiponja 1” dhe “Shqiponja 2” janë prova më e mirë e reformimit të ushtrisë shqiptare. Ai tha se Shqipëria do të vazhdojë të japë ndihmesën e vet në cdo mission të Aleancës veri-atlantike, ku prej dy vjetësh është antare me të drejta të plota.

“Ju urojmë juve, ushtarëve, oficerëve, nënoficerëve të njësisë “Shqiponja 1” të Forcave tona të Armatosura, të sapokthyer nga fushëbetejat e Kandaharit, mirëseardhjen tonë më vëllazërore, më të përzemërt. Ju shprehim mirënjohjen më të thellë, krenarinë më të madhe, nderimin e respektin për mision e lartë fisnik që ju përmbushët. Ju, për 6 muaj, për çdo ditë e natë, në çdo kohë e mot, ndërmorët në fushat e kodrat e Kandaharit qindra e qindra misione, detyra luftarake të suksesshme dhe u kthyet gjithnjë fitimtar në njësinë tuaj ushtarake, në Brigadën 525 të Ushtrisë Amerikane, duke nderuar kështu flamurin tonë kombëtar, flamurin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Zoti ju bekoftë!” – tha zoti Berisha.

Njësia luftuese “Eagle 1” u nis drejt Afganistanit në fund të korrikut të kaluar krahas aleatëve të NATO-s, si e kontigjenti i parë profesionist shqiptar që u ngarkua me detyra luftarake. Ambicja e drejtuesve të ushtrisë shqiptare është që të stërvitin në nivelet më të larta një battalion luftarak për ta përfshirë në misionet e aleancës veri-alantike. Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Veri-Atlantike afro 2 vjet më parë. Kjo shënoi rezultatin kulmor të një reforme dhe angazhimi të vazhdueshëm, sepse qysh prej më shumë se një dekade Shqipëria ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s në kuadër të Partneritetit për Paqe, dhe Kartës Adriatik 3 me trupa komando në Bosnje, Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG