Lidhje

Njësitë vendore në jug të Shqipërisë po kryejnë pastrimin e listave zgjedhore nga pasaktësitë


Njësitë vendore në jug të Shqipërisë po kryejnë pastrimin e listave zgjedhore nga pasaktësitë
Njësitë vendore në jug të Shqipërisë po kryejnë pastrimin e listave zgjedhore nga pasaktësitë

Njësitë vendore në jug të Shqipërisë po kryejnë pastrimin e listave zgjedhore nga pasaktësitë. Ende në këto lista ka persona që nuk jetojnë më, ndërkohë që ka edhe persona që figurojnë dy herë në lista.

Zyrat e Gjendjes Civile në Jug të Shqipërisë kanë nisur një proçes të pastrimit të listave nga pasaktësitë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 Majit. Proçesi synon veçanërisht të mënjanojë problemet që vihen re me persona që figurojnë dy herë në lista apo persona që nuk jetojnë më, por që nuk janë çregjistruar nga Zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive dhe komunave.

Sipas burimeve zyrtare vetëm në nëprefekturën e Sarandës janë identifikuar mbi 30persona në moshën mbi 100 vjeç, ndërsa në Gjirokastër ky numër vlerësohet më i madh . Zyrtarët e Gjendjes Civile thonë se në zonat e prekura kryesisht nga emigracioni shumë prej personave që humbin jetën në një moshë të thyer nuk ç`regjistrohen pasi familjarët e tyre ndodhen prej vitesh në Greqi. Kjo ndodh edhe për lindjet e reja të fëmijëve jashtë vendit të cilët nga shumë prej familjeve nuk arrijnë të regjistrohen në Shqipëri.

Përgatitjet për proçesin zgjedhor njohin një vëmendje të posaçme nga subjektet politike edhe në aspektin e lëvizjeve demografike. Në disa bashki ka pasur gjatë viteve të fundit lëvizje të grupeve të popullsisë. Subjektet politike shfaqin interesin e tyre që këto kategori t`i kenë pasqyruar lëvizjet nga zonat rurale në qytet përmes dokumentacionit duke përfituar kështu të drejtën për të votuar. Përvoja negative e viteve të shkuara kur mjaft prej tyre nuk gjendeshin në lista i ka bërë shtabet politike të subjekteve më të mëdha të nisin verifikimet në terren të atyre që ato i shohin kontigjent të tyre të përkrahjes.

Përgatitjet teknike të procesit zgjedhor po ndiqen me interes edhe nga Zyra Rajonale e OSBE-së në Gjirokastër e cila së shpejti pritet të mbështetet edhe nga një grup teknik i vëzhguesve të ODIRIT.Zyrtarët perëndimorë në Tiranë e kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishëm proçesin përgatitor zgjedhor i cili i kontribuon klimës së besimit mes formacioneve politike që do të garojnë për bashkitë dhe komunat. Listat zgjedhore kanë qenë temë e debateve të ndezura të kampeve politike ,shpesh edhe pas shpalljes së rezultateve.Të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën për manipulime përmes listave të votuesve.

XS
SM
MD
LG