Lidhje

Nju Jork: Të rinjtë shpalosin idetë e tyre teknologjike në konkursin “Kupa e Imagjinatës”

  • Pitër Fedinski

Nju Jork: Të rinjtë shpalosin idetë e tyre teknologjike në konkursin “Kupa e Imagjinatës”

Nju Jork: Të rinjtë shpalosin idetë e tyre teknologjike në konkursin “Kupa e Imagjinatës”

Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon për të zgjidhur problemet më të mprehta të shoqërisë. Kjo është sfida e të rinjve pjesmarrës në konkursin e quajtur “Kupa e Imagjinatës” që zhvillohet këtë vit në Nju Jork. Konkursi organizohet nga korporata Mikrosoft.

Studenti i matematikës Dejvid Hajden është ligjërisht i verbër. Ai mund të shohë ekranin e kompjuterit, por nuk sheh dot tabelën në klasë për të marrë shënime gjatë mësimit. Por ai dhe studentët e tjerë të Universitetit të Arizonës kanë gjetur një zgjidhje - një kamera portative me ekran të kthyeshëm dhe e programuar, e cila e lejon Dejvidin të shohë se ç’shkruhet në tabelën e zezë. Imazhet dalin në krahun e majtë të ekranit, në tavolinën e tij, ndërkohë që ai mban shënimet në anën e djathtë. Hajden thotë se janë 20 milionë amerikanë me shikueshmëri të ulët, por vetëm 40% e tyre përfshihen në forcën e punës.

“Ne besojmë se mungesa e pajisjeve të duhura pengon arsimimin e kësaj kategorie. Nëse do të kishte teknologji të përshtatshme që i lejon ata të marrin shënime njësoj si të tjerët, ne besojmë se ata do të kenë mundësi të shkollohen më mirë, dhe të kenë cilësi më të mirë jetese”.

Konkursi teknologjik “Kupa e Imagjinatës” është i lidhur me Programin Sfidat e Mijëvjeçarit të OKB-së, ku përfshihet arritja universale e shkollimit, çrrënjosja e varfërisë ekstreme si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjatë mjedisore.

Skuadra nga Zelanda e Re ndoqi një tjetër piksynim të Mijëvjeçarit, luftimin e sëmundjeve. Pjestarët e kësaj skuadre krijuan një program kompjuterik që ndihmon në luftimin e malarjes, një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Programi bashkon pamjet satelitore, të dhënat qeveritare dhe mesazhet që kanë të bëjnë me shpërthimin apo vazhdimin e epidemive të shkaktuara nga mushkonjat. Kjo ndihmon për të shtuar shpërndarjen e rrjetave, vaksinave dhe insketicideve. Pjestari i kësaj skuadre Edvard Pik thotë se konkursi “Kupa e Imagjinatës” paraqet një mundësi të madhe.

“Unë kam konkurruar në “Kupën e Imagjinatës” para disa vitesh, por nuk arrita në finale. Ndaj dua që të shfrytëzojë mundësinë për të përdorur disa prej njohurive të mija teknologjike të cilat mund të sjellin ndryshim në botë”.

Drejtuesi i programit Mikrosoft Steve Balmer tha se projektet e paraqitura në Nju Jork , janë faza finale e një konkursi ndërkombëtar në të cilin marin pjesë 180 të rinj nga e gjithë bota.

“Ky lloj konkursi na kujton se nuk ka kufijë ose barriera për disa lloj ideshë e krijimesh të cilat mund të kenë një ndikim të madh në shoqëri”.

Konkursi ofron çmime të ndryshme në shuma monetare ose jo. Mjaft prej pjesmarrësve i paraqesin projkete e tyre me shpresën se do të tërheqin vëmendjen e ndërrmarjeve kapitaliste për gjetjen e fondeve. Kongresi i 10 vjetor i “Kupës së Imagjinatës” do të mbahet vitin e ardhshëm në Sidnei të Australisë.

XS
SM
MD
LG