Lidhje

Nju Jork, 14 të vdekur nga përmbysja e autobusit


Nju Jork, 14 të vdekur nga përmbysja e autobusit
Nju Jork, 14 të vdekur nga përmbysja e autobusit

Autoritetet amerikane thonë se 14 persona gjetën vdekjen dhe pesë u plagosën rëndë nga përmbysja e një autobusi turistik në një autostradë të Nju Jorkut dje në mëngjes, kur autobusi u përplas me një shtyllë pas përmbysjes dhe u nda thuajse përgjysmë.

Viktima e 14-të vdiq në spital.

Policia tha se shoferi i autobuzit raportoi se një kmion me rimorkio e goditi autobuzin nga mbrapa, duke e shtyrë dhe nxjerrë atë jashtë korsisë.

Policia është vënë në kërkim të shoferit të kamionit, i cili nuk ndaloi pas aksidentit.

Të gjithë udhëtarët që mbijetuan u plagosën. Autobusi me 32 njerëz po kthehej në Nju Jork nga një kazino në shtetin fqinjë të Kënektikatit.

XS
SM
MD
LG