Lidhje

Nju Jork; Autori pranon vendosjen e bombave


Nju Jork; Autori pranon vendosjen e bombave

Nju Jork; Autori pranon vendosjen e bombave

Autoritetet në Nju Jork thonë se një person ka pranuar se ka vendosur disa bomba molotov në një xhami dhe 4 qendra të tjera ditën e Vitit të Ri.

Një kamera survejimi e kishte regjistruar njërin nga shpërthimet të dielën në lagjen Queens dhe pranë distrikitit Nassau të Nju Jorkut. Mes objektivave të sulmit ishin Fondacioni i Imam Al-Khoeit, një shtëpi e përdorur si objekt kulti për besimtarët hindu, dy banesa të tjera dhe një dyqan.

Në këto shpërthime nuk pati të lënduar. Hetuesit thonë se burri që u arrestua dje bëri deklarata që e implikonin atë me secilin nga të 5 shpërthimet, duke cituar ankesa personale për secilin prej tyre. Policia mohoi ta identifikonte atë.

XS
SM
MD
LG