Lidhje

Nju Jork: Dhjetë të akuzuarit për spiunazh për Rusinë sot përpara gjykatës

  • Zëri Amerikës

Nju Jork: Dhjetë të akuzuarit për spiunazh për Rusinë sot përpara gjykatës

Nju Jork: Dhjetë të akuzuarit për spiunazh për Rusinë sot përpara gjykatës

Dhjetë persona të akuzuar si agjentë të Rusisë në Shtetet e Bashkuara pritet të dalin sot para një gjykate të Nju Jorkut për të deklaruar nëse i pranojnë ose jo akuzat. Avokatët e të pandehurve thanë se çështja e tyre mund të zgjidhet qysh sot.

Një avokat i të akuzuarës Anna Chapman tha se çështja mund të zgjidhet shpejt dhe se klientja e tij mund të pranojë një marrëveshje duke pranuar akuzat në shkëmbim të deportimit.

Para kësaj, familja e një shkencëtari rus të burgosur për spiunazh në favor të amerikanëve tha se ai mund të shkëmbehet me personat që akuzohen për spinazh kundër Shteteve të Bashkuara.

Persona të afërt me shkencëtarin Igor Sutyagin thonë se ai është transferuar në Moskë nga një burg në veri të Rusisë dhe se pas kësaj do të dërgohet në Britani.

Vëllai i zotit Sutyagin i tha Zërit të Amerikës se shkëmbimi i agjentëve është ide e Shteteve të Bashkuara.

As zyrtarët amerikanë as ata rusë nuk kanë bërë komente.

Dje, prokurorët amerikanë ngritën zyrtarisht padinë kundër personave në fjalë duke i akuzuar ata se kishin bërë plane për të vepruar si agjentë të fshehtë.

Ata thanë se i dyshuari i 11 ende nuk është kapur. Au u arrestua në Qipro por u zhduk pas lirimit me kusht.

Sot, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e quajti mjaft pozitive gjendjen e tanishme të marrëdhënieve ruso-amerikane. Ai i bëri komentet gjatë takimit me drejtorin e Kongresit amerikano-hebraik, Marc Stern.

"Marrëdhëniet janë mjaft pozitive për mendimin tonë, shembujt pozitivë janë të dukshëm,” tha zoti Lavrov.

XS
SM
MD
LG