Lidhje

Hetimet rreth një pjese të avionëve të 11.9.2001


Zyra e mjekut ligjor në Nju Jork do të hetojë për mbetje trupash njerëzorë në një hapësirë të ngushtë mes dy ndërtesash ku mendohet se është gjetur një pjesë e avionëve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Policia e ka shpallur hapësirën mes dy ndërtesave skenë krimi deri në përfundim të punës së ekipeve mjeko-ligjore.

Një mbetje që besohet të jetë një copë nga avionët e shkatërruar ka ngecur mes një qendre islamike dhe një ndërtese tjetër në Manhatanin e Poshtëm, jo larg vendit ku ngriheshin kullat binjake.

Copa metalike është 1,5 metra e gjatë dhe 43 centimetra e gjerë dhe në të është lidhur një litar, që tregon se ndoshta ajo është ulur në pjesën fundore të ndërtesës nga tarraca e saj.

Policia tha se në javët dhe muajt pas 11 shtatorit 2001 janë gjetur shumë mbeturina të këtij lloji. Ajo tha se do të përpiqet ta nxjerrë copën në fjalë javën e ardhshme pasi të verifikojë se ajo nuk përmban ndonjë lëndë të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG