Lidhje

Nju Jork: FBI akuza ndaj një shqiptari për ndihmë ndaj një grupi terrorist


Nju Jork: FBI akuza ndaj një shqiptari për ndihmë ndaj një grupi terrorist
Nju Jork: FBI akuza ndaj një shqiptari për ndihmë ndaj një grupi terrorist

Autoritetet amerikane ngritën të premte akuza ndaj Agron Hasbajrami, me banim në Nju Jork dhe shtetësi shqiptare, për dhënie ndihmë materiale një grupi terrorist.

Sipas Zyrës së FBI-së në Nju Jork Agron Hasbajrami synonte të shkonte në Pakistan për t’u bashkuar me një grup xhihadist. Për të realizuar këtë synim, ai kishte shkëmbyer mesazhe përmes e-mailit me një kontakt në Pakistan dhe kishte shprehur dëshirën të vdiste si martir.

Sipas akuzës, ai synonte të bëhej pjesë e këtij grupi që kishte vrarë ushtarë amerikanë. Sipas autoriteteve amerikane Hasbajrami kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë në Pakistan për të mbështetur grupin terrorist.

Në 11 gusht ai kishte blerë një biletë ajrore për të shkuar në Pakistan përmes Turqisë. Më pas ai e anuloi biletën, dhe bleu një tjetër për më 6 shtator.

Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa po bëhej gati të hypte në avion për në Turqi. Në se shpallet fajtor nën akuzat për mbështetje materiale për grupet terroriste, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.

XS
SM
MD
LG