Lidhje

Një oborr me qera tërheq banorët e Nju Jorkut


Në qytete të tilla të mëdha, është vështirë që të gjesh hapësira të gjebra mes ndërtesave

Hapësira është kaq vështirë të gjendet në Nju Jork saqë për shumë nga banorët e qytetit, një oborr shtëpie është një ëndërr e largët... deri tani të paktën. Dy sipërmarrës me imagjinatë të zhvilluar e kanë transformuar një rrip territori në zemër të Manhatanit në diçka që ata e kanë quajtur kopsht të përbashkët.

Sapo kapërcen portën e gjelbër, befasohesh. A është vërtet një kopsht në mes të Manhattanit? Përgjigjia është po dhe për më tepër, mund ta marrësh me qera për 100 dollarë në orë.

Në mes të dy ndërtesave në lagjen East Village, Kopshti i Përbashkët rikthehet për të dytën verë radhas dhe Nju Jorkezët që e kanë të vështirë të gjejnë një hapësirë të gjelbër, po e shfrytëzojnë rastin. Vizitori Corbin Cavallero thotë.

“Sigurisht që është e çuditshme. Shiko: jemi të rrethuar nga ndërtesa, jemi në Manhattan. E megjithatë kur hyn këtu duket si një oborr i natyrshëm”.

Oborri ka gjithçka të nevojshme, përfshirë një zgarë me qymyr, tryeza pikniku, karrige oborri mes të tjerash. Megjithëse përreth kalojnë autobusë dhe taksi të zhurmshme, ky vend duket si një oborr i vërtetë, megjithëse me një sfond me temë hip hopi.

Lorence Dippolito është zëvendës president për dhënien me qera në kompaninë imobiliare Misrahi Realty që ka në pronësi kopshtin.

“Njerëzve u pëlqejnë ambjentet e hapura, por këtu nuk e kanë këtë mundësi. Është luks. Nëse ke një verandë të vogël tre metra katror, atëherë ke diçka që 99 për qind e njerëzve të tjerë nuk e kanë. Imagjino të kesh një oborr prej 900 metra katrorë”.

Sot oborrin e ka me qera Emily Kapsner që është nga Minesota dhe ndjehet nostalgjike.

“Shumë prej nesh janë rritur në shtëpi me oborr. Është diçka që sakrifikuam për të ardhur këtu. Mendoj se kur vjen në Nju Jork heq dorë nga shumë standarde të jetesës. Kështuqë një hapësirë e tillë të kujton shtëpinë”.

Njerëzit pinë birrë dhe ndërsa perëndon dielli, zgara ka një nxehtësi përcëlluese. Por jo shumë kopshte kanë art mural të tillë.

“Nuk kam pasur ndonjëherë oborr me art mural”.

Jessica Resler dhe partnerja e saj e biznesit Jacqui Kavanagh e patën idenë e këtij lloj oborri vitin e kaluar. Resler thotë se donin të krijonin një strehë të gjelbër nga vera përvëluese e qytetit.

“Ne sigurojmë hapësirën dhe katër tryeza pikniku, një zgarë, një banjë portative”.

Resler thotë se kopshti ka qenë një sukses me banorët e Nju Jorkut. Njerëzit që ka ftuar Kapsner duket se po e përdorin deri në maksimum kohën e tyre.

Kur bie mbrëmja, dëgjohen të qeshurat dhe vazhdojnë bisedat. Njerëzit hanë hot dogs dhe perime të zgarës, dhe të krijohet një ndjesi paqeje, që nuk e gjen dot lehtësisht në retsorant.

“Nëse vazhdon të përdoret për këtë qëllim, do të jetë kopshti më i mirë i fshehtë në gjithë Manhattanin”.

Por fatkeqësisht nuk do të jetë për një kohë të gjatë i zbrazët. Planet kanë filluar për të filluar ndërtimin e një godine. Por derisa të vijë ajo ditë, mund ta marrësh me qera këtë oborr në pasditet e së premtes për intervale dyorësh, por nëse nuk e përballlon dot pagesën mund të shkosh në park.
XS
SM
MD
LG