Lidhje

Nju Jork: Protesta dhe kundër-protesta pas ceremonisë solemne për sulmet e 11 shtatorit


Nju Jork: Protesta dhe kundër-protesta pas ceremonisë solemne për sulmet e 11 shtatorit
Nju Jork: Protesta dhe kundër-protesta pas ceremonisë solemne për sulmet e 11 shtatorit

Tensionet u ndezën të shtunën rreth planeve për të krijuar një qendër islame pranë vendit të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa protesta dhe kundër-protesta filluan menjëherë pas një ceremonie solemne për 9 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe në Pentagon.

Rreth 1 mijë aktivistë u mblodhën pesë blloqe larg nga vendi i sulmeve të 11 shatatorit, në përkrahje të propozimit për ndërtimin e një qëndre të bashkësisë islame. Ndërkohë që disa qindra protestues të tjerë u mblodhën aty afër, duke brohoritur "këtu nuk ka xhami."

Anëtarë të familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001 të ardhur në ceremonitë përkujtimore në New York dhe Pensilvani sollën lule, fotografitë e të dashurve dhe flamuj amerikane, por pa shenja kundërshtimi apo mbështetje për ngritjen e një xhamie.

Më vonë, një turmë e larmishme aktivistësh pro-xhamisë u rreshtuan dy blloqe pranë ndërtesës së bashkisë së Nju Jorkut duke lëshuar thirrje kundër Islamophobisë. Pastaj ata marshuan drejt zonës së quajtur "ground 0"

Eric Struch doli në protestë për të kundërshtuar atë që ai e sheh si racizëm.

"Ne duam t’u tregojmë banorëve të qytetit të Nju Jorkut dhe të gjithëve se nuk do të lejojmë sulme anti-muslimane e provokime raciste. Ne duam të tregojnë kundërshtimin tonë për racizmit dhe fashizmit sot.", - tha Struch.

Ngjarja ishte përgjithësisht paqësore, me përjashtim të disa shkëmbime fjalësh.

Ndërkohë në tubimin e atyre që i kundërvihen xhami aty afër, disa pjesëmarrës kishin veshur rroba me ngjyra të flamurit amerikan, ndërsa të tjerë mbanin parrulla " Jo xhami, kurrë mos harro".

Denise Lee kishte ardhur me autobus nga Virxhinia për të marrë pjesë në tubim.

"Imam Feisal Rauf , që qëndron pas propozimit për qëndrën islame, e dinte mirë se çfarë provokimi do të shkaktonte ndërtimi i një xhamie këtu. Kjo është arsyeja pse Imami ka zgjedhur pikërisht atë zone; për të provokuar njujorkezët dhe amerikanët dhe ne nuk do të rrimë pa kundërshtuar" - thotë Denise.

Politikani holandez Gert Wilders, që përkrah ndalimin e Kur'anit dhe vendosjen e një takse për gratë muslimane që veshin shalle koke, iu drejtua turmës, së bashku me disa kandidatë republikanë të kongresit, që e kanë bërë çështjen e kundërshtimit të ndërtimit të xhamisë, qendër të fushatës së tyre zgjedhore.

Debati rreth çështjes së Xhamisë i ka vendosur përkrahësit e lirive fetare përballë kritikëve, të cilët thonë se nëse një qendër islame ndërtohet kaq afër zonës së quajtur "ground zero", kjo do të tregonte mos respekt ndaj viktimave të 11 shtatorit.

Ndërkohë, kërcënimi i një pastori në Florida për të djegur kopjet e Kur'anit, u anulluan të shtunën. Kërcënimi i tij acaroi shumë prej botës myslimane dhe u qortua ashpër nga presidenti Obama,.

I pyetur dje nga rrjeti televiziv NBC, nëse Kisha e tij do t’A djegë ndonjë here librin e shenjtë mysliman, pastor Terry Jones, kreu i një kishe të vogël në Gainesville, tha: "jo sot, jo kurrë. Ne nuk do t'i kthehemi përsëri kësaj çështjeje. Djegia është anuluar krejtësisht."

Xhons tha se ai u nis për në Nju Jork në shpresën e takimit me udhëheqësit e qendrës islamike, por një takim i tillë nuk ishte planifikuar.

Edhe imam Feisal Abdul Rauf, kreu i xhamisë së propozuar, tha të premten se nuk kishte planifikuar ndonjë takim me pastor Xhonsin.

XS
SM
MD
LG