Lidhje

Nju Jork Times: Një celular i Bin Ladenit sjell informacione të reja

  • Zëri Amerikës

Nju Jork Times: Një celular i Bin Ladenit sjell informacione të reja

Nju Jork Times: Një celular i Bin Ladenit sjell informacione të reja

Gazeta Nju Jork Tajms njofton sot se një prej telefonëve celularë të gjetur në shtëpinë ku strehohej Bin Ladeni përmbante numra të një grupi militant me lidhje të ngushta me agjencinë pakistaneze të zbulimit.

Sipas Nju Jork Tajmsit kjo tregon se grupi në fjalë, Haradat-ul-Muxhahidin, ishte pjesë e rrjetit që mbështeste Bin Ladenin në Pakistan. Sipas njoftimit celulari i përkiste korrierit të besuar të Bin Ladenit që u vra më 2 maj gjatë operacionit të forcave speciale amerikane ndaj shtëpisës ku strehohej Bin Ladeni.

Nju Jork Tajmssi thotë se sipas analistëve amerikanë drejtues të grupit Haradat kanë marrë në telefon zyrtarë të zbulimit pakistanez, por sipas tyre, megjithatë nuk ka të dhëna të padiskutueshme që të provojnë se agjencia e zbulimit e Pakistanit e ka mbrojtur apo ndihmuar Bin Ladenin.

XS
SM
MD
LG