Lidhje

Zgjedhjet në SHBA: Vlerat e Nju Jorkut


Vetëm një javë para zgjedhjeve paraprake në Nju Jork, kandidati republikan Ted Cruz po e mëson drejtpërdrejt kuptimin e vlerave të qytetit të Nju Jorkut. Senatori i Teksasit duket t’i ketë dëmtuar shanset e tij për fitore të martën e ardhshme, pas komenteve fyese që bëri ndaj Donald Trumpit, para disa javësh, por që u fyer gjithë qytetin. Dhe kundërshtarët e zotit Cruz nuk po e lenë këtë gjë të kalojë lehtë:

Për Senatorin Ted Cruz, ditët në prag të zgjedhjeve paraprake në Nju Jork kanë qenë një ëndërr shumë e keqe.

“Nëse jeni kundër emigrantëve, nuk jeni të mirëpritur këtu, ikni!” - thërret një protestues.

Në mbarë Nju Jorkun, në të pesë njësitë bashkiake të qytetit, banorët e pritën zotin Cruz me “shijen” e vlerave të tyre.

“Cruz le të shkojë në shtëpi. Shikoje si e ka fytyrën,” thotë një banore.

Kur udhëheqësit e qytetit të Nju Jorkut i kërkuan senatorit të Teksasit që të kërkonte falje për komentet që ai bëri në janar, kur ai e kritikoi biznesmenin Donald Trump për mishërimin e “vlerave të Nju Jorkut”, si “një njeri liberal”, ai ishte dakord, por me disa kufizime.

“Kërkoj falje për të gjithë ata njujorkezë që janë pro jetës, pro martesës dhe pro-amendamentit të dytë, të cilëve ju tha nga Governori Cuomo se ata nuk kanë vend në Nju Jork, sepse njujorkezët nuk janë të tillë,” tha zoti Cruz.

Por çdo përpjekje për t’i zgjatur dorën bazës konservatore të Nju Jorkut, mund të jetë e padobishme. Edhe pse zoti Kruz mbetet në vend të dytë mes republikanëve në shkallë kombëtare, ai është 35 pikë prapa zotit

Trump në anketat më të fundit. …Dhe zoti Trump e ka përqafuar këtë shans…

“Ai tha “vlerat e Nju Jorkut”. Shikojeni përçmimin në fytyrën e tij,”- tha Trump.

Guvernatori i Ohajos, John Kasich – i cili është i dyti në garë dhe udhëheq zotin Kruz, ka nxjerrë një reklamë të re televizive, të quajtur “Vlerat.”

Mesatarisht, republikanët e Nju Jorkut janë më pak konservatorë se sa evangjelistët e jugut.

Por kjo nuk do të thotë se zoti Kruz nuk ka gjetur grupe që e mbështesin, përfshirë anëtarët e komunitetit të hebrejve ortodoksë në “Brighton Beach”, ku shumë prej tyre ndajnë përkufizimin e tij për vlerat familjare.

“Ai mbështet vlerat morale. Është e rëndësishme të kemi unitet të fortë brenda familjes” thotë një banor.

Të tjerë mbështesin qëndrimin e tij të ashpër për imigracionin.

“Nëse dikush hyn me forcë në shtëpinë tuaj, nuk i lejon që të rrijnë. Nëse dikush hyn me forcë në këtë vend, duhet kthyer mbrapsht,” shprehet një banor.

Por zoti Cruz, i cili javën e kaluar qëndroi në mesin e komunitetit hebraik, duket se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i bindur njujorkezët të zgjedhin atë në mesin e Trump-it dhe të Kasich-it.

XS
SM
MD
LG