Lidhje

Nju Jorku 10 vjet mbas 11 shtatorit 2001


Nju Jorku 10 vjet mbas 11 shtatorit 2001
Nju Jorku 10 vjet mbas 11 shtatorit 2001

Sulmet e 11 shtatorit shkatërruan jo vetëm kullat binjake të Nju Jorkut, por ndryshuan edhe karakterin e jetës në zonën ku ndodheshin ndërtesat. Gjatë dekadës së fundit, kjo zonë është transformuar nga një distrikt financiar në një lagje që po merr karakter gjithnjë e më familjar:

Stephanie Hryckowian rrjedh nga një familje immigrantësh ukrainas që kishin në pronësi një dyqan të vogël të quajtur Beekam Deli. Biznesi i tyre i suksesshëm u shërbente punonjësve të kullave binjake për afro 25 vjet. Sulmet terroriste të 2011 e shkatërruan atë mënyrë jetese:

"Kur presidenti tha se kishin vrarë Osamën, fillova të qaj, ngaqë isha aq e gëzuar që e kapën atë njeri që na shkatërroi jetën”.

Fitimet javore nga dyqani ranë nga 25 mijë dollarë në zero:

"Para 11 shtatorit ishin shumë mirë. Pastaj çdo gjë u zhduk”.

Dyqani mbylli dyert dhe tani në vend të tij është hapur një qendër bankomatesh.

Jo larg që aty është një ndërtesë ku dikur punonin ish-klinetët e dyqanit të familjes Hryckowian. Si shumë ndërtesa të tjera në këtë pjesë të Manhatanit, bizneset që kishin zyra atje mbyllën operacionet dhe tani ndërtesa përdoret për apartamente banimi. Zona, e njohur si Manhatani i Poshtëm ka tani 56 mijë banorë, 2 herë më shumë se numri i banorëve 10 vjet më parë.

Luis Vasquez është ndër banorët e rinj.

"Sot, Distrikti Financiar ka përqendrimin më të madh të familjeve me fëmijë në qytet”.

Nuk është vështirë ta shohësh me sy këtë fakt, thjesht nga numri i madh i fëmijëve në park dhe nënave që shëtisin me karrocat e foshnjave, nëpër rrugën ku dikur ndodhej dyqani i familjes Hryckowian.

Jocelyn Zoland e pa me sytë e saj një nga avionët që goditi Qendrën Botërore të Tregtisë:

"Është kënaqësi që në hijen që lëshonin kullat luajnë tani fëmijë dhe kjo është bërë një zonë shumë e këndshme. Të shohim si do të ndryshojnë gjërat”.

Zonja Zoland thotë se ndryshimet mund të përfshijnë miliona turistë që pritet të vizitojnë çdo vit muzeun për 11 shtatorin që do të ngrihet në themelet e kullave binjake si dhe dhjetëra mijëra punonjës që do të kenë zyrat në Kullën e Lirisë, një grataçelë që po ndërtohet për të zëvendësohet kullat binjake.

Megjithatë, dyqani i familjes Hryckowian nuk kthehet më, po ashtu edhe shumë biznese të shkatërruara. Stephanie Hryckowian thotë se megjithëse falimentoi, dyqani kishte si detyrim të vazhdonte pagesën e qerasë dhe taksat deri në vitin 2004. Këto shpenzime i kushtuan familjes 500 mijë dollarë nga kursimet.

Manhatani i Poshtëm ka vendosur të rikthehet edhe një herë me një vitalitet të ri. Por Stephanie është ende pa punë dhe vazhdon të ndjejë goditjen e sulmeve të 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG