Lidhje

Njut Gingriç në debatin e republikanëve

  • Zëri Amerikës

Njut Gingriç në debatin e republikanëve

Njut Gingriç në debatin e republikanëve

Konkurentët republikanë për president zhvilluan mbrëmë debatin e 11-të, ku trajtuan çështje si terrorizmi, Afganistani, dhe programi bërthamor i Iranit. Pyetjen e parë gazetari i CNN-it Wolf Blitzer ja drejtoi ish kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, i cili për herë të parë këtë javë kryeson anketat kombëtare në garën republikane për emrim e kandidatit presidencial. Zoti Gingrich tha se të se qeveria amerikane duhet të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të ndaluar terroristët që një ditë mund të sigurojnë armën bërthamore.

Nga konkurrentët e tjerë, vetëm ligjvënësi Ron Paul nuk ishte dakord me këtë deklaratë të zotit Gingriç. I njohur për qëndrimin e tij për të kufizuar pushtetin e qeverisë, zoti Paul tha se terrorizmi është një krim dhe se duhet të trajtohet si krimet e tjera. Ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney dhe ish guvernatori i Utas dhe ish-ambasador në Kinë, John Huntsman shkëmbyen replika rreth Afganistanit. Ky ishte debati i parafundit i kandidatëve për garën presidenciale të republikanëve.

XS
SM
MD
LG