Lidhje

Njut Gingriç fiton ndjeshëm në Karolinën e Jugut

  • Zëri Amerikës

Njut Gingriç fiton ndjeshëm në Karolinën e Jugut

Njut Gingriç fiton ndjeshëm në Karolinën e Jugut

Kandidati republikan për President Mit Romni thotë se do të bëjë publike këtë javë dokumentat e dy viteve të fundit për pagesën e taksave, duke pranuar se ekipi i tij i fushatës kishte bërë gabim që nuk i kishte nxjerrë më parë. Ish gurnatori i shtetit Masaçusetes tha sot në një intervistë se mospublikimi i taksave ishte një veprim që kishte larguar vëmendjen nga çështjet e tjera dhe e kishte dëmtuar në garën e djeshme në Karolinën e Jugut ku ai humbi ndaj ish-kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç.

Zoti Gingriç fitoi në votimet paraprake presidenciale të republikanëve në shtetin juglindor të Karolinës së Jugut, duke e nxitur fushatën e partisë së tij për të gjetur një kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhëshëm.

Ndërkohë që kishin njoftuar rezultatet 95 përqind e qendrave të votimit, rezultatet tregojnë se zoti Gingriç ka fituar 40 përqind të votave. Ish guvernatori i shtetit Masaçusetes, Mit Romni, është në vend të dytë me rreth 28 përqind.

Vetëm një javë më parë, zoti Romni pritej të fitonte me lehtësi, por fashata e tij u godit ashpër nga kritikët lidhur me karierën e tij si afarist.

Pas rezultateve të para që u publikuan dje, Romni u kundërpërgjegj duke kritukuar Presidentin Obama dhe rivalët e tij të Partisë Republikane.

Në vend të tretë në votimet e Karolinës së Jugut ishte ish senatori i Pensilvanisë Rik Santorum, i pasur nga kongresisti i Teksasit Ron Pol.

Zoti Pol tha se pret që të ketë marrë më katër deri në pesë herë më shumë vota në Karolinën e Jugut këtë vit, se sa në garën presidenciale të 2008s. Ai tha se çëshja e lirisë që ai mbron ka tërhequr më shumë vemendje tani për shkak të kushteve aktuale.

Ndërsa Rik Santorum vuri në dukje në fjalimin e tij mbrëmë se gara ka qënë me shumë luhatje.

Gara për kandidatin e Partisë Republikane do të vazhdojë në Florida, ku votimet praraprake do të mbahen më 31 janar.

XS
SM
MD
LG