Policia afgane thotë se 9 vetë u vranë në një sulm vetëvrasës me bombë jashtë një aeroporti në Afganistanin lindor, që përdorej për fluturime civile dhe ushtarake. Të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi sot në mëngjes në hyrjen e aeroportit të Xhalalabadit.
Zyrtarët provincialë thonë se shumica e viktimave duket se ishin civilë. Mes të vdekurve ishin edhe dy roje të aeroportit dhe një ushtar. Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.
Ky sulm ndodh pas disa ditë proetstatsh në mbarë Afganistanin, si reagim ndaj djegies së disa kopjeve të Kuranit nga personali i NATO-s në Bazën Ajrore të Bagramit. Gjatë protestave kanë vdekur mbi 30 vetë, mes tyre personel ushtarak amerikan.