Lidhje

Dy amerikanë, fitues të Nobelit për ekonominë


Dy ekonomistë amerikanë janë fituesit e Çmimit Nobel të Ekonomisë, për punën e tyre në konceptimin e institucioneve të tregut që t’i përshtaten sa më mirë tregjeve të ndryshme.

Akademia Mbretërore e Shkencave e Stokholmit tha sot se fituesit e çmimit janë Alvin Roth, profesor i ekonomisë në Universitetin Harward dhe Lloyd Shapley, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

Akademia vlerësoi 89-vjeçarin Shapley për zhvillimin e një procesi që i përshtat njerëzit, apo organizatat brenda një tregu, në mënyrë të qëndrueshme dhe që kufizon prirjen e tyre për manipulimin e njëri tjetrit.

Çmimi është një vlerësim për 60-vjeçarin Roth për kryerjen e eksperimenteve që tregojnë se si teoria e Lloyd Shapley-t mund të përmirësojë funksionimin e tregjeve të rëndësishme në praktikë. Akademia tha se Roth po ashtu shfrytëzimin studimin e Shapley-t për ripërcaktimin e udhëzuesve ekzistues në përshtatjen e mjekëve të rinj me spitalet, studentëve me shkollat dhe dhuruesve të organeve me pacientët.

Të dy amerikanët, të cilët punuan pavarësisht nga njeri-tjetri, do të ndajnë së bashku çmimin me vlerën e 1,2 milionë dollarëve me motivacionin “Për punë të shquar në fushën e shkencës ekonomike”.
XS
SM
MD
LG