Lidhje

Çmimi Nobel i vitit 2012 për kiminë


Shkencëtarët Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka e fituan çmimin për kërkimet e tyre mbi receptorët e qelizave, që janë përgjegjëse për absorbimin e ilaçeve farmaceotike

Amerikanët Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka u shpallën fitues të çmimit Nobel në kimi për vitin 2012.

Akademia Suedeze e Shkencave në Stokolm i njoftoi sot fituesit e çmimit prestigjoz.
Shkencëtarët Lefkowitz dhe Kobilka e fituan çmimin për kërkimet e tyre mbi receptorët e qelizave, të cilët janë përgjegjëse për mënyrën se si ilaçet farmaceotike absorbohen nga trupi.

Zoti Lefkowitz, profesor në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, tha se ishte "tronditur dhe habitur" kur dëgjoi lajmin, i cili, shtoi ai, i erdhi ndërsa po flinte.

Zoti Kobilka është profesor në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Njoftimet për çmimet Nobel filluan të hënën me çmimin në mjekësi, i cili u fitua nga studiuesit e qelizave embrionale, John Gurdon nga Britania dhe Shinya Yamanaka nga Japonia. Amerikani David Wineland dhe francezi Serge Haroche u shpallën dje fitues në fizikë për kërkimet e tyre në fizikën kuantike, në veçanti në optikën kuantike, që merret me kapjen dhe manipulimin e grimzave të dritës.
XS
SM
MD
LG