Lidhje

Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi


Nobel-Medicine-Prize
Nobel-Medicine-Prize

Shinya Yamanaka dhe John Gurdon e morën çmimin prestigjioz për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale.

Çmimin Nobel këtë vit për mjekësinë e morën japonezi Shinya Yamanaka dhe britaniku John Gurdon, për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale. Fituesit e këtij çmimi prestigjioz u njoftuan sot në Stokholm.

Shkencëtarët e fituan çmimin për sudimet e tyre për riprogramimin bërthamor, një proces që i instrukton qelizat e rritura të formojnë qeliza embrionale të hershme, të cilat më pas mund të përdoren për të formuar çdo lloj indi.

Japonezi Yamanaka është profesor në Universitetin e Kiotos, ndërsa britaniku Gurdon është profesor në Institutin e Kembrixhit. Njoftimi i fituesve të Nobelit në Mjekësi fillon javën e njoftimeve të çmimeve Nobel për këtë vit.
XS
SM
MD
LG