Lidhje

Presidenti i Kolumbisë - fitues i Nobelit për Paqen


Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, mori të premten çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij që t'i jap fund konfliktit prej pesë dekadash me kryengritësit marksist.

Në këtë luftë kanë humbur jetën të paktën 220 mijë kolumbianë dhe më shumë se 6 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Santos dhe udhëheqësi i Forcave të Armatosura Revolucionare (FARC) Timoleón Jiménez, i njohur si Timonchenko, nënshkruan marrëveshjen historike të paqes muajin e kaluar, duke i dhënë fund konfliktit me të gjatë në Amerikën Latine, ndonëse marrëveshja u refuzua më pas nga shumica e votuesve në një referendum.

Pavarësisht refuzimit të tij, Santos ka premtuar ringjalljen e planit të paqes që për shumë kolumbian është tepër i lehtë për kryengritësit e FARC-ut.

Herën e fundit që dikush nga Amerika Latine fitoi këtë çmim ishte në vitin 1992, kur veprimtarja për të drejtat e njeriut nga Guatemala, Rigoberta Menchu, u nderua për punën e saj në nxitjen e drejtësisë sociale për popullsinë autoktone.

XS
SM
MD
LG