Lidhje

Mbahet ceremonia e Çmimit Nobel të Paqes


Aktivistët Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi pranuan sot bashkarisht Çmimin Nobel të Paqes në Oslo të Norvegjisë.

17-vjeçarja pakistaneze Malala është laureatja më e re e Nobelit, ndërsa aktivisti Satyarthi është i pari laureat i lindur në Indi që fiton Çmimin për Paqen.

Në konferencën me këtë rast, Malala bëri thirrje që bota të veprojë për të ndihmuar fëmijët dhe për të mos lejuar që atyre t’u mohohet e drejta për arsim.

Zoti Satyarthi, i cili ka luftuar kundër skllavërimit të fëmijëve, tha se synimi i tij është që çdo fëmijë të jetë i lirë për të gëzuar fëmijërinë.

XS
SM
MD
LG