Lidhje

Bob Dylan - fitues i çmimit Nobel për letërsi


Komiteti i Nobelit shpalli kantautorin amerikan Bob Dylan, fitues të çmimit Nobel për letërsi.

Në arsyetim thuhet se ai u shpërblye për "krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane".

Bob Dylan, është këngëtar, artist e shkrimtar që vlerësohet se ka ushtruar ndikim në muzikë dhe në kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.

Bob Dylan, 75 vjeçar, kishte filluar karrierën e tij muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotas.

Këngët e tij si Blowin' in the Wind janë bërë himne të kundër luftës dhe e lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

"Ai me gjasë është poeti më i mirë i gjallë", tha të anëtari i Akademisë Suedeze të shkencave, Per Wastberg.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi shkrimtarja bjelloruse, Svetlana Alexievich.

Secili çmim Nobel ka vlerën e afro një milion dollarëve.

Çmimi për letërsi ishte i fundit për këtë vit.

Ai mori emrin nga zbuluesi i dinamitit Alfred Nobel, që ishte edhe themelues i tij dhe është ndarë që nga vitit 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, sipas amanetit të tij.

XS
SM
MD
LG