Lidhje

Nobeli në Mjekësi i jepet britanikut që zgjidhi infertilitetin


Nobeli në Mjekësi i jepet britanikut që zgjidhi infertilitetin
Nobeli në Mjekësi i jepet britanikut që zgjidhi infertilitetin

Fituesi i Çmimit Nobel në mjekësi, këtë vit i jepet një shkencëtari britanik për punën e tij në zhvillimin e fertilizimit artificial in-vitro.

Komiteti i Çmimit Nobel në Suedi tha se Robert Edwards ka ndihmuar miliona çifte të trajtojnë infertilitetin, duke e quajtur punën e tij një moment të rëndësishëm në mjekësinë moderne.

Edwards, tani 85 vjeç zbuloi procedurën që i lejon vezët të fertilizohen jashtë trupit të njeriut dhe pastaj të implantohen në mitër. Ai e filloi punën në vitet '50 dhe e perfeksionoi më tej teknikën me kolegun e tij Patrick Steptoe, i cili vdiq në vitin 1988.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se që nga viti 1978, kur lindi foshnja e pare e ashtuquajtur "bebe në epruvetë", kanë lindur rreth 4 milionë fëmijë me këtë metodë. Çmimi Nobel shoqërohet me medjale ari dhe me një shpërblim prej 1,5 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG