Lidhje

Politikat e Phenianit, me internime


Koreja e Veriut ka pranuar se xhaxhai dhe udhëheqësi shpirtëror i udhëheqësit Kim Jong Un, Jang Song Thaek (jahng song tehk) është përmbysur në një spastrim publik. Analistët politikë thonë se shkarkimi syonon të jetë një paralamërim për të siguruar që udhëheqësi i ri të konsolidojë pushtetin.

Media shtetërore koreanoveriore konfimroi sot njoftimet e zbulimit se Jang Song Tehk-ut ju hoqën të gjitha fuqitë nën akuzat për korrupsion dhe sektarizëm.

Agjencia qendrore koreane lajmeve (KCNA) tha se Jang dhe bashkëpunëtorët e tij kishin abuzuar me pushtetin në veprimet kundër Partisë Komuniste dhe kishin injoruar urdhërat nga udhëheqësi Kim Jong Un, nipi i gruas së tij.

Jang u hoq nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Fuqishëm të Mbrojttejs Kombëtare dhe u akuzua për përdorim drogash, bixhozçi, feminist dhe një jetë luksoze.
Televizioni Qendror korean shfaqi imazhe të Jang-ut duke e arrestuar ushtarë me uniforma gjatë një takimi të byrosë politike të Partisë së Punës së Koresë, ku merrte pjesë edhe Kim Jong Un. Shkarimi i tij, po ashtu ishte publikuar në faqe të parë të gazetës zyrtare Rodong Sinmun.

Andrei Lankov është profesor historie në Universitetin Kookmin. Ai thotë se ndërsa shkarkimet e zyrtarëve me poste të rëndësishme nuk janë diçka e pazakontë në Phenian, niveli i publicitetit në këtë rast ishte i paparë.

“Në të kaluarën, qindra, e ndoshta mijëra zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra. Disa prej tyre janë ekzekutuar, disa të tjerë janë internuar, ose burgosur. Disa prej tyre janë rikthyer. Megjithatë, me shumë pak përjashtime, shkarimet nga detyra të zyrtarëve në Korenë e Veriut kanë qenë gjithmonë të kurdisura. Ndryshe nga shkarkimet që bëheshin në Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit, që zakonisht nuk bëheshin publike, ose edhe kur bëheshin, jo në këtë shkallë”.

Nuk është e qartë se ç’do të ndodhë me Jangun, ose në se 67-vjeçari do të ndeshet me akuza kriminale.

Agjencia jugkoreane e zbulimit, javën e kaluar zbuloi për herë të parë shkarkimin e zotit Jang, ekzekutimin e dy ndihmësve dhe spastrimin e një numri përkrahësish. Analistët politikë thonë se këto masa duket se synonin t'i paralajmëronin zyrtarët që e kundërshtojnë udhëheqësin

Kim Jong Un, se as lidhjet familjare nuk mund t'i mbrojnë ata. Cheong Seong-chang është studjues në Institutin jugkorean Sejong.

Ai thotë se aktivitetet e Jang Song Tehk-iu ishin bërë problematike, ndërsa ai përpiqej të krijonte më tepër pushtet se sa kishte patur gjatë sundimit të Kim Jong Il. Dy nga ndihmësit e tij u ekzekutuan në një gjyq ushtarak, thotë ai dhe ai mendon se Jang Song Thaek do të çohet tek një kamp përqëndrimi, ose do të marrë ndëshkime më të rënda.

Jang Song Tehk ishte shkakrkuar pa bujë dy herë më parë, kur në pushtet ishte kunati i tij, udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Il. Por Jang u shpëtua dhe rehabilitua me ndihmën e gruas së tij dhe të tezes së Kim Jong Un-it, Kim Kyong Hui.

Çifti i kishte dhënë mësim privat udhëheqësit Kim Jong Un pas vdekjes së të atit, por media koreanojugore njofton se Kim Kyong Hui ka qenë i sëmurë dhe ndikimi tij tek udhëheqësi u pakësua.

Pjesa më e madhe e udhëheqësve të Koresë së Veriut janë të epokës së Kim Jong Il-it dhe në moshën 60s, ose 70-vjeçare dhe analistët thonë se besnikëria që ata kanë ndaj 30-vjeçarit Kim Jong Un është e debatueshme.

Që nga ardhja e tij në pushtet dy vjet më parë, udhëheqësi Kim Jong Un zëvendësoi mbi 40 për qind të zyrtarëve të nivleit të lartë, për të konsoliduar sundimin e tij me një brez të ri udhëheqësish besnikë.
XS
SM
MD
LG