Lidhje

Bota kritikon lëshimin e raketës nga Pheniani


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban sot një takim urgjent për të diskutuar hedhjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut, që është dënuar gjerësisht.

Raketa që sipas Phenianit mbarttee një satelit, u lëshua sot në mëngjes nga një objekt Koreano-Verior pranë kufirit veriperëndimor me Kinën.

Kjo lëvizje u kritikua menjëherë në gjithë botën, përfshirë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG