Lidhje

SHBA: Verilindja gati për stuhi masive


Banorët e nëntë shteteve në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një stuhi dimërore që metereologët thonë se mund të jetë më e fuqishmja në 25 vitet e fundit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka nxjerrë paralajmërime për stuhi deri nesër pasdite për rajonin ku jetojnë dhe punojnë miliona njerëz. Bora pritet të arrijë lartësinë 61 centimetra, përfshirë qytetet kryesore të Bostonit dhe Nju Jorkut.

Guvernatorët e të paktën dy shteteve deklaruan gjendjen e emergjencës që para se të fillonte bora. Në kulmin e saj stuhia mund të kthehet në vdekjeprurëse, me temperatura nën 0 gradë, bllokim pothuajse i plotë i pamjes dhe erëra që mund të kapin shpejtësinë 105 kilometra në orë.

Autoritetet i kanë këshilluar banorët që të mos dalin në rrugë. Mijëra shkolla pezulluar mësimin për sot, linjat ajrore anulluan qindra fluturime dhe shërbimi i trenit është pezulluar.
XS
SM
MD
LG