Lidhje

Vriten tre amerikanë myslimanë në Karolinën e Veriut


Policia në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut tha se tre persona janë qëlluar për vdekje pas një grindje për parkim pranë një universiteti.

Craig Stephen Hicks, 46 vjeç, përballet me akuza për vrasje të Deah Shaddy Barakat, 23 vhjeç, bashkëshortes së tij, Yusor Abu-Salha, 21vjeç, dhe motrës së saj, Razan Abu-Salha, 19 vjeç në Raleigh. Tre viktimat, muslimanë, u gjetën të vdekur të martën në një kompleks apartamentesh pranë Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

Hicks kishte postuar deklarata anti-fetare në rrjetet sociale; megjithatë autoritetet nuk kanë zbuluar motivin e vrasjeve.

Ai po mbahet në burg. Departamenti Ii policisë së zonës tha se i akuzuari po bashkëpunon me autoritetet.

“Hetuesit tanë janë duke zbuluar motivet e zotit Hicks për të kryer një akt kaq tragjik dhe të palogjikshëm. Ne kuptojmë shqetësimet rreth mundësisë se ka vepruar i motivuar nga urrejtja dhe do të shqyrtojmë çdo hollësi për të përcaktuar në se kjo ka qënë arsyeja. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve dhe miqëve të këtyre të rinjëve që kanë humbur jetën kaq pa kuptim,” tha shefi i policisë Chris Blue.

Nihad Awad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike tha se ai kërkon që policia të shoh për mundësinë e arsyejeve fetare për këto krime.

XS
SM
MD
LG