Lidhje

Polici arrestohet nën akuza për vrasje


Një polic i bardhë në shtetin juglindor amerikan të Karolinën e Jugut është arrestuar nën akuzat për vrasjen e një njeriu të paarmatosur zezak - ngjarja u filmua në video.

Pesëdhjetë vjeçari Walter Scott u vra të shtunën e kaluar në qytetin North Charleston pasi ai u ndalua me makinën e tij nga polici Michael Slager për ngarje me një dritë të thyer frenave. Videoja, e marrë nga një kalimtar me një telefon celular, tregon policin Slager duke qëlluar disa herë me armë ndaj Scottit, i cili ishte duke ikur me vrap.

Slager fillimisht tha se hapi zjarr pasi Scott kishte marrë armën e tij elektronike gjatë përleshjes.

Dëshmitari i paidentifikuar i cili filmoi ngjarjen ia dorëzoi videon familjes Scott. Një avokat i familjen ia dërgoi videon gazetës New York Times, e cila postoi atë në faqen e saj të martën.

"Po në se nuk do të kishte asnjë video? Po nëse do të kishte asnjë dëshmi apo hero për të treguar? Sepse raportet fillestare thonë diçka krejtësisht të ndryshme, se Scott sulmoi policin, i mori armën dhe u përpoqën ta përdorte kundër tij, por dikush e pa."

Divizioni i Zbatimit të Ligjit në Karolinën e Jugut ka nisur një hetim mbi këtë vrasje. Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI kanë hapur hetimet e veta të veçanta.

"Kur bëni gabim, duhet ta pranoni. Në se merrni një vendim të keq, pavarësisht se kush jeni, duhet të pranoni edhe pasojat e atij vendimi", thotë Kryetari i Bashkisë së qytetit North Charleston, Keith Summey.

Senatori Tim Scott nga Karolina e Jugut, afrikano amerikan, tha në Twitter se e kishte parë video. Ishte "e pakuptimtë", "absolutisht e panevojshme dhe e shmangshme".

Kjo vrasje është e fundit në një seri rastesh fatale të meshkujve të paarmatosur zezakë të vdekur në duart e policisë, përfshi Michael Brown në Ferguson, Misuri, Tamir Rajs në Cleveland, Ohio, dhe vdekjen e Erik Garnerit në New York. Incidentet çuan në protesta masive në të gjithë vendin kundër taktikave agresive të policisë në komunitetet e pakicave.

XS
SM
MD
LG