Lidhje

Pheniani liron shtetasin amerikan


Korea e Veriut thotë se ka liruar një shtetas amerikan, pas kërkesave të vazhdueshme nga Presidenti amerikan Barak Obama.

Njoftimi i shkurtër i agjencisë koreano-veriore të lajmeve KCNA thotë se Jeffrey Fowle u lirua me urdhër të udhëheqësit Kim Jong Un.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje me Korenë e Veriut në shkëmbim për lirimin e 56-vjeçarit Fowle, i cili mbërriti sot në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara për fatin e dy amerikanëve të tjerë që mbahen nga autoritetet koreano-veriore.

XS
SM
MD
LG