Lidhje

Koreja e Veriut akuzon Jugun se po përdor mburoja njerëzore

  • Zëri Amerikës

Koreja e Veriut akuzon Jugun se po përdor mburoja njerëzore

Koreja e Veriut akuzon Jugun se po përdor mburoja njerëzore

Koreja e Veriut akuzoi Korenë e Jugut sot se po përdor civilët si mburoja njerëzore në një ishull që veriu e sulmoi këtë javë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut tha se i vinte keq nëse kishte të vrarë ndër civilë, por se faji binte mbi Korenë e Jugut.

Gadishulli korean ka qenë në gjendje gatishmërie qëkur Koreja e Veriut bombardoi ishullin jugkorean të Jonpjongut të martën, duke vrarë dy marinsa dhe dy civilë koreanojugorë.

Funerali për dy marinsat u mbajt sot në një spital ushatarak afër Seulit. Në ceremoni ishin të pranishëm qindra politikanë të rangut të lartë, gjeneralë, udhëheqës fetarë dhe civilë. Komandanti i marinsave, gjeneral-lejtnant Juu Nak-xhún u zotua se do të hakmerreshin “njëmijë herë”. Ai bëri komentet gjatë ceremonisë mortore, e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG