Lidhje

Provat me raketa të Koresë së Veriut


Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa, pasi shteti stalinist hodhi tre raketa me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë të shtunën.

Duke folur sot në Rusi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i bëri thirrje Phenianit që të përmbahet nga prova të mëtejshme në të ardhmen dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me fuqitë botërore.

Zoti Ban është në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin për bisedime mbi Sirinë.

Megjithë thirrjen e zotit Ban, Seuli tha se Korea e Veriut hodhi raketën e katërt sot pasdite në Detin e Japonisë.
XS
SM
MD
LG