Lidhje

Pheniani ndalon një tjetër turist amerikan


FILE - A North Korean flag is seen on top of a tower near the truce village of Panmunjom in the demilitarised zone (DMZ) separating North Korea from South Korea, about 55 km north of Seoul.

FILE - A North Korean flag is seen on top of a tower near the truce village of Panmunjom in the demilitarised zone (DMZ) separating North Korea from South Korea, about 55 km north of Seoul.

Koreja e Veriut thotë se ka ndaluar një tjetër turist amerikan, duke u bërë kështu amerikani i tretë që mbahet në shtetin e izoluar komunist.

Agjencia zyrtare e lajmeve koreane, KCNA tha sot se Jeffrey Edward Fowle, i cili u fut në Kore në rrugë ligjore si pjesë e një grupi vizitorësh, u arrestua se kishte shkelur kushtet e vizës dhe për aktivitete armiqësore, që bien ndesh me qëllimet e turizmit.

Agjencia japoneze e lajmeve citon burime diplomatike të kenë thënë se turisti amerikan ishte ndaluar pasi kishte lënë një Bibël në dhomën e hotelit në Phenian.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Uashingtoni është i informuar mbi situatën e turistit amerikan. Dy amerikanët e tjerë të mbajtur nga Koreja e Veriut janë Mathew Todd Miller dhe Kenneth Bae. Zoti Miller vizitoi Korenë komuniste si turist dhe u ndalua atje në muajin prill. Për të thuhet se ai kishte grisur vizën dhe kërkuar azil. Koreano-Amerikani Bae po ashtu gjendet i ndaluar në Korenë e Veriut. Ai u arrestua në vitin 2012 dhe u dënua me 15 vjet punë të detyruar për siç thuhet veprimtari armiqësore.
XS
SM
MD
LG