Lidhje

Koreja e Veriut hedh përsëri raketa


Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të mesme veprimi në det në brigjet e veta lindore, një veprim që Seuli dhe Uashingtoni e cilësuan menjëherë si provokim.

"Hedhja e raketave nga Koreja e Veriut është një shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu është një provokim ndaj Koresë së Jugut dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky veprim është në kundërshtim me deklaratat për cnuklearizimin e Koresë së Veriut, që u bë në takimin Kore-Kinë dhe takimin Kore-SHBA-Japoni në kuadrin e takimit të nivelit të lartë në Hollandë, si ëshë bie ndesh me stërvitjen e përvitshme ushtarake mes Koresë dhe Shteteve të Bashkuara. Po ashtu kjo tregon aftësinë koerano-veriore për të hedhur raketa”, tha Kim Min-seok i Ministrisë koreano-jugore të mbrojtjes.

Koreja e Jugut thotë se raketat balistike Rodong që u hodhën në orët e para të mëngjesit, fpërshkuan rreth 650 kilometra para se të binin në det, mes Koresë dhe Japonisë.

Kjo është shenjë e një përshkallëzimi nga ana e Phenianit, që ka bërë prova me një sërë raketash Scud me rreze të shkurtër veprimi javët e fundit.

Departamenti amerikan i Shtetit, e konfirmoi lëshimin e raketave, duke i quajtur një "përshkallëzim shqetësues dhe provokativ”, duke shtuar se Koreja e Veriut nuk kisjte bërë ndonjë lajmërim paraprak.

Po ashtu, Departamenti i Shtetit tha se lëvizja ishte “një shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programit të raketave koreano-veriore.

Hedhja e raketave vjen pasi Pheniani hodhi 16 raketa Scud me rreze të shkurtër veprimi në ujrat e veta lindore të dielën në mëngjes, pas hedhjes së 30 të tjerave të shtunën.

Analistët thonë se lëshimi i tyre është një shprehje e zemërimit të Phenianit ndaj stërvitjeve të vazhdueshme të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashskuara, që vazhdojnë deri muajin e ardhshëm. Pheniani vazhdimisht i kritikon këto stërvitje, duke thënë se janë prova për një pushtim të mundshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG