Lidhje

Koreja e Veriut bënë prova të reja me raketa


Zyrtarët ushtarakë Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut bëri prova me dy raketa me rreze të mesme veprimi pranë brigjeve të saj lindore, duke i hedhur në Detin e Japonisë. Kjo është një tjetër sfidë që Peniani i bën Kombeve të Bashkuara, të cilat i kanë ndaluar provat me raketa të shtetit komunist.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se raketat e klasës Skud u lëshuan sot dhe fluturuan rreth 500 kilometra para se të binin në ujërat midis Koresë së Veriut dhe Japonisë.

Tokioja i paraqiti Penianit atë që ajo e quajti "protestë të ashpër" lidhur me provat. Por qeveria japoneze tha se nuk do t'i anulojë bisedimet zyrtare me Korenë e Veriut të planifikuara për ditën e martë në Pekin lidhur me rrëmbimin nga Veriu të shtetasve japonezë gjatë Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG