Lidhje

K. e Veriut mund të ketë rifilluar prodhimin e plutoniumit


Koreja e Veriut duket se ka rifilluar prodhimin e plutoniumit për programin e saj bërthamor. Zyrtarë amerikanë dhe të OKB-së, thonë se Koreja e Veriut ka rivënë në funksionim një fabrikë për përpunimin e materialit bërthamore në kompleksin e Yongbyon-it. Zyrtarët jug-koreanë thonë se janë shumë të shqetësuar nga ky zhvillim dhe se po e ndjekin situatën nga afër. Fabrika ishte mbyllur në vitin 2007 në kuadër të një marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG