Lidhje

Protesta në SHBA për vrasjet nga incidentet me policinë


Protestuesit u përleshën me policinë dhe një autostratë kryesore u mbyll gjatë natës si rezultat i trazirave në qytetin e Sharlotës në Karolinën e Veriut, pas vrasjes së një personi nga policia.

Sipas autoriteteve incidenti ndodhi të martën pasdite ndërsa policia po kërkonte një person tjetër dhe pa 43 vjeçarin Keith Lamont Scott, duke dalë nga makina me armë në dorë.

Shefi i policisë së qytetit tha se oficeri i policisë që qëlloi duke e vrarë atë, e ndjeu se ishte vënë në rrezik. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë, por autoreitetet nuk kanë thënë se për çfarë lloji bëhet fjalë.

Pjesëtarët e familjes së Keith Lamont Scott-it thonë se ai ishte i paarmatosur. Protestat filluan pas vrasdjes dhe vazhduan gjatë gjithë natës. Kryetari i bashkisë së Sharlotës tha se komuniteti kërkon përgjigje dhe ai u zotua për kryerjen e hetimeve të plota.

Një tjetër demonstratë u zhvillua të martën në Tusla të Oklahomës, të premten një police i bardhë vrau një afrikano-amerikan të paarmatosur, i cili ishte duke qëndruar pranë makinës së tij.

Një avokat i polices që vrau Terence Crutcher tha se ajo u ndje e kërcënuar për jetën, kur viktima ju afrua xhamit të makinës.

Sipas statistikave të shtypit, vrasja e fundit e çon në 702 numrin e personave të vrarë nga policia gjatë vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Nga këta 163 janë afrikano-amerikanë.

XS
SM
MD
LG