Lidhje

Pheniani: Rifillim pa kushte i bisedimeve bërthamore


Koreja e Veriut po i përsërit thirrjet për rifillimin e bisedimeve shumëpalëshe mbi programin bërthamor, pa vendosur parakushte.

Zëvendësministri i Jashtëm koreanoverior, Kim Kye Gwan, i bëri këto komente sot, në një forum që po mbahet në Pekin, me rastin e 10-vjetorit të bisedimeve bërthamore 6-palëshe.

Pheniani i braktisi bisedimet më 2009 dhe që nga ajo kohë ka kryer dy prova bërthamore, duke detyruar shtimin e saksioneve nga Kombet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kanë përjashtuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve, në se Pheniani nuk tregon vullnet për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Por zoti Kim, i dërguari kryesor koreanoverior për çështjen bërthamore, tha se vënia e parakushteve shkakton mosbesim. Ai fajësoi armiqësinë e Uashingtonit ndja veriut për rritjen e tensioneve.

Ministri i jashtëm kinez tha se të gjitha palët duhet të angazhohen në rifillimin e bisedimeve 6-palëshe, ku përfshihen Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Rusia. Bisedimet synojnë ta bindin Phenianin të heqë dorë nga programi bërthamor, në shkëmbim të ndihmave ushqimore.
XS
SM
MD
LG