Lidhje

Koreja e Veriut bën provë tjetër me raketë balistike


Koreja e Veriut kreu një tjetër provë me raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi sot, pak ditë pasi vendet e Grupit të Shtatëshes i kërkuan Phenianit të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore.

Komanda amerikane e Paqësorit njoftoi se prova u zhvillua pranë qytetit të Wonsanit në bregun lindor të Koresë së Veriut. Ata e gjurmuan raketën për gjashtë minuta përpara se të binte në Detin e Japonisë, në atë që njihet si zona ekskluzive ekonomike e Japonisë.

Sipas komandës amerikane, raketa nuk përbënte kërcënim për Amerikën e Veriut. Ndërkohë lidhur me provën kryeministri i japonisë Shinzo Abe foli me nota kritike se do të ketë reagim.

"Në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, do të ndërmarrim veprime konkrete për të penguar Korenë e Veriut", tha kryeministri Japonisë në një intervistë televizive.

Ndërsa ka folur me një gjuhë të ashpër kundër Koresë së Veriut dhe udhëheqësit të saj Kim Jong Un, administrata Trump ende nuk ka dalë me një politikë të vendosur se si të reagojë ndaj Phenianit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, paralajmëroi në një program televiziv të dielën në mëngjes se nëse nuk do të gjendet një zgjidhje diplomatike për situatën me Korenë e Veriut "do të kthehej në një konflikt që do të ishte një luftë katastrofike".

Regjimi përbën kërcënim për rajonin, Japoninë, Korenë e Jugut dhe në rast lufte do të përbëjë rrezik për Kinën dhe Rusinë gjithashtu", tha sekretari i Mbrotjes Mattis.

Sipas tij konflikti me Korenë e Veriut do të ishte "ndoshta lufta më e vështirë e të gjitha kohërave".

Kjo ishte prova e dytë me raketë e Koresë së Veriut brenda një javë, pavarësisht kërcënimit të Kombeve të Bashkuara për më shumë sanksione dhe kritikave të udhëheqësve të G-7-s për provën që i parapriu lëshimit të raketës së sotme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG