Lidhje

Nëndetësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut


Koreja e Veriut përkujtoi sot 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj me një "stërvitje masive për raste të rënies së zjarrit”, në portin lindor të Wonsanit, sipas ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Disa vëzhgues kishin shprehur dyshime se Pheniani mund ta festonte përvjetorin, me kryerjen e provës së gjashtë bërthamore apo me ndonjë prove me raketa, por deri tani asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur.

Ndërkohë po sot, nëndetësja bërthamore amerikane “USS Miçigan” mbërriti në një port të Koresë së Jugut. Nën një klimë të tensionuar me Korenë e Veriut, flotat detare të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara iu bashkuan stërvitjes ushtarake të Japonisë në ujërat perëndimorë të Gadishullit Korean. Stërvitjet detare janë planifikuar të zgjasin deri nesër, që përkon me ditën kur presidenti i Shteteve të Bashkura Donald Trump ka ftuar të 100 senatorët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për një takim që lidhet me çështjen e Koresë së Veriut.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Mbrotjes Jim Mattis, ai i Shtetit Rex Tillerson, Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats si dhe Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë gjenerali Joe Dunford.

Senatorët i marrin informacionet e kësaj natyre në Kongres, ndaj dhe takimi i tyre nesër në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet një zhvillim i pazakontë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG