Lidhje

Një zyrtar koreano-verior kërcënon për sulm ndaj SHBA


Një zyrtar i lartë ushtarak i Koresë së Veriut kërcënoi për një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara, duke e akuzuar Uashingtonin se po rrit tensionet në gadishullin Korean.

Koreja e Veriut mendohet se është ende larg prodhimit të një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi për të kryer një sulm të tillë dhe ka bërë kërcënime të ngjashme edhe më parë.

Zëvendës Marshalli Hwang Pyong tha se Veriut do të lëshojë raketa bërthamore kundër Shtëpisë së Bardhë dhe bazave ushtarake amerikane në Paqësor nëse Uashingtoni përpiqet të minojë sovranitetin e Koresë së Veriut dhe të drejtën e saj për të patur armë bërthamore dhe për të dislokuar një aeroplanmbajtëse bërthamore.

Hwang i bëri komentet në Phenian me rastin e 61 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Koresë në vitin 1953.

XS
SM
MD
LG