Lidhje

Koreja e Veriut në "gjendje lufte" me jugun


Koreja e Veriut thotë se ka hyrë në një “gjendje lufte” me fqinjin e saj jugor dhe ka paralajmëruar se çdo provokim nga Seuli dhe nga Washingtoni do të shkallëzohet në një luftë bërthamore.

Në një deklaratë të agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve sot, Pheniani thotë se “të gjitha çështjet e ngritura mes Veriut dhe Jugut do të trajtohen sipas rregullores në kohë lufte”.

Si përgjigje, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut i bëri thirrje fqinjit verior t’i ndalojë kërcënimet.

Në se Pheniani provokon, tha Seuli, forcat koreanojugore do ta ndëshkojnë. Shtëpia e Bardhë tha se e merr seriozisht deklaratën më të fundit të Phenianit, edhe pse Koreja e Veriut ka një histori të gjatë retorikash.
XS
SM
MD
LG