Lidhje

OKB, sanksione të reja kundër Phenianit


Në prag të votimit në Këshillin e Sigurimit, Koreja e Veriut kërcënoi për sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri sanksione të reja kundër Koresë së Veriut në përgjigje të provës së saj të fundit bërthamore.

Sanksionet janë rezultat i disa javëve bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, aleates më të ngushtë të Penianit. Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet e reja do të godasin fort.

Në prag të votimit në Këshillin e Sigurimit, Koreja e Veriut kërcënoi me një sulm bërthamor Shtetet e Bashkuara. Ministria e saj e jashtme deklaroi se vendi do të ushtrojë të drejtën për “sulme parandaluese bërthamore kundër selisë së agresorit”.

Pheniani tha se kjo është e nevojshme për shkak se “Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ndezin një luftë bërthamore”.

Koreja e Veriut kohët e fundit ka marrë një sërë hapash në progamin e vet bërthamor, por nuk besohet që të ketë aftësinë të hedhë një raketë me rreze të gjatë veprimi me mbushje bërthamore. Pheniani bën zakonisht deklarata të tilla në kohët kur tensionet janë të larta në gadishullin korean.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG