Lidhje

SHBA, masa kundër përhapjes së Ebolës


Në Shtetet e Bashkuara, shteti jugor i Karolinës së Veriut po merr masa të mëtejshme për t'u mbrojtur nga një përhapje e mundshme e virusit të Ebolës në SHBA.

Të dielën, Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore në Karolinën e Veriut, tha se cilido që vjen nga Afrika dhe që ka punuar me pacientë me Ebolë, do të vendoset në karantinë.

Kjo masë parandaluese do të thotë një izolim prej tre javësh, pas kontaktit të fundit të një misioneri me persona të infektuar nga Ebola.

Dy misionerë të organizatave të ndihmave me bazë në Karolinën e Veriut u prekën nga virusi vdekjeprurës, duke punuar në një klinikë në Liberi, me pacientë të infektuar me Ebola.

XS
SM
MD
LG