Lidhje

Ndarja e mandateve të deputetëve në qarqet veriore


Pasditja e sotme ka shënuar të papritura të reja gjatë numrimit të votave në Qarqet Veriore të Shqipërisë. Kështu, pas konfirmimit të një barazimi të mandateve mes dy grupimeve të mëdha në Qarkun e Kukësit, një tjetër e papritur vjen nga Qarku i Shkodrës, ku kandidati që kryeson listen e Partisë Republikane, arrin të fitojë një mandat deputeti, duke tkurrur më tej numrin e deputetëve të Partisë Demokratike në këtë qark, që cilësohet si bastion i demokratëve. Ndërkohë, në të katër Qarqet Veriore të Shqipërisë, Aleanca e majtë për Shqipërinë Europiane është fituese me 15 mandate, kundrejt 13 mandateve të fituara nga Aleanca e djathtë për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim.

Ndarja e mandateve në qarqet veriore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00
XS
SM
MD
LG