Lidhje

Notarja amerikane heq dorë nga gara 165 kilometërshe


Notarja amerikane heq dorë nga gara 165 kilometërshe
Notarja amerikane heq dorë nga gara 165 kilometërshe

Notarja amerikane 61 vjeçare Diana Nyad nuk e përfundoi dot misionin e saj për të notuar nga Florida në Kubë. Nyad u përpoq të bëhej e para që përshkonte distancën prej 165 kilometrash pa kafazin për mbrojtjen nga peshkaqenët.

Nyad u detyrua të braktiste planet e saj duke notuar pas një rekordi prej 29 orësh në det. Një zëdhënëse njoftoi se notimi përfundoi për shkak të një seri faktorësh përfshi erën e madhe. Noti planifikohej të zgjaste 60 orë.

Nyad u përpoq të përshkonte të njëjtën distancë në vitin 1978 në moshën 28 vjeçare, por e braktisi këtë përpjekje për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar. Notarja australiane Susan Maroney përfundoi këtë distancë në vitin 1997 me ndihmën e një kafazi për mbrojtjen nga peshkaqenët. Maroney ishte atëherë 22 vjeç.

XS
SM
MD
LG