Lidhje

Notarja amerikane fillon të përshkojë distancën Havanë-Ki Uest


Notarja amerikane fillon të përshkojë distancën Havanë-Ki Uest
Notarja amerikane fillon të përshkojë distancën Havanë-Ki Uest

Notarja e fuqishme amerikane Diana Nyad po përpiqet të bëhet personi i parë që kalon me not distancën nga Havana e Kubës në ishujt Keys të Floridas, pa mbrojtje nga peshkaqenët.

Nyad filloi notimin për distancën 166 kilometra, mbrëmë në Florida. Ajo e quajti notin një moment simbolik për rritjen e mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Notimi maraton pritet të zgjasë 60 orë dhe ka qënë një ëndër e notares 61 vjeçare. Nyad është së bashku me një ekip që e shoqëron atë me anije. Në vitin 1978, kur ishte 28 vjeç, Nyad u përpoq të përshkuante me not të njëjtën distancë, por në atë rast e veshur me mbrojtje nga peshkaqenët. Dallgët e forta e detyruan atë t’i jepte fund notimit pas 42 orësh.

XS
SM
MD
LG