Lidhje

Novacionet që mbizotëruan vitin 2011


Novacionet që mbizotëruan vitin 2011
Novacionet që mbizotëruan vitin 2011

Bota e dizenjos dhe novacioneve u mbizotërua nga përparimet në teknologjinë dixhitale në vitin 2011. Nga muzika e iPad-it tek bluza me kitarra imagjinare, elektronika ishte e pranishme kudo, megjithatë aftësitë e dizenjos tradicionale vazhduajnë të luajnë rol.

Ky është tingulli që karakterizoi 2011-ën: një nga produktet më të suksesshme në internet vitin e kaluar me një interpretim instrumentesh të realizuara krejtësisht në iPad. Grupi rock kinez Da Mai Mai u befasua edhe vetë nga suksesi i menjëhershëm i këngës së tyre “Play Go!”.

iPad-i ishte vetëm një nga produktet e suksesshme të vitit të kaluar. Që kur doli në treg për herë të parë në prill të vitit 2010, ai ka mbizotëruar tregun e tabletave kompjuterike. Me një valë novacionesh në muajt në vazhdim dhe gjatë gjithë 2011-ës e ruajti këtë status dhe deri në fund të 2011-ës pritej të kishte siguruar 83 për qind të tregut të tabletave në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, Muzeu i Dizenjatorëve në Londër organizoi ceremoninë e çmimeve të dizenjos. Mes produkteve që binin në sy, një dysheme që prodhon energji elektrike, një karrike lëkundëse që rrotullohet dhe një bicikletë e posaçme.

Sistemi i pllakave të firmës Pavegen, prodhon energji elektrike nga hapat. Vlerësohet se në rrugë shumë të frekuentuara apo stacione trenash, këmbësorët mund të gjenerojnë 32.4 kilovatë energji në orë. Ky sistem po provohet në shkollat e Britanisë dhe në qendrën më të madhe tregtare të Evropës, në Ëestfield në Stratford.

Karrikja Spun nga Heatherwick Studios është në thelb një karrige lëkundëse me një ndryshim: mund ta lëkundësh edhe anash, ose të rrotullohesh 360 gradë.

Nokia bashkëpunoi me studion e dizenjos Greyworld në Londër për të krijuar produktin “Ngjyros” për variantin e ri të telefonit N8, kova virtuale me bojë që ndërveprojnë me sensorë duke i dhënë ngjyra vezulluese ekranit të telefonit.

Por shkëndija më vetëtitëse – dhe fituesja e çmimit të Dizenjove të vitit 2011 – ishte llamba me energji të ulët Plumen 001.

E krijuar nga Samuel Wilkinson për Hulger, telat simetrike floreshentë që gërshetohen me njëri-tjetrin i ngjasojnë pendëve të zogjve.

Në prill në Gjenevë u mbajt Ekspozita e 39-të Ndërkombëtare e Novacioneve. Është panairi më i madh i këtij lloji më 765 pjesëmarrës nga 45 vende dhe mbi 60 mijë vizitorëve.

Një nga objektet ishte një mbështetëse portative e krijuar nga një dizenjator italian, frymëzuar nga bishti i një kanguri, si edhe një xhaketë për motoçiklista e lidhur me treguesit e drejtimit të motocikletës.

Një robot i ndjeshëm në formë luledielli mund të ketë një sërë përdorimesh, ndërsa tryeza e ndriçuar e bilardos, që e drejton dritën tek topat mund të ndihmojë lojtarët të perfeksionojnë lëvizjet e tyre, apo thjesht mund të të zbavisë. Novatorët shkojnë në ekspozitë me shpresën për të gjetur një partner për prodhimin në masë dhe në këtë kuptim panairi është një dritare nga e ardhmja.

Në verë, grupi rock The Last Republic bashkëpunoi me krijuesit e bluzës interaktive me Kitarrë Imagjinare për të ndihmuar admiruesit e tyre që të ndiqnin ritmin.

Kjo bluzë përdor një program të posacëm për të të ndihmuar që të mos stonosh, për ata që nuk kanë vesh muzike.

Ëshhtë për t’u zbavitur, por admiruesit e këtij produkti të paktën kanë dicka që e merr pasionin e tyre seriozisht.

“Është një tjetër mundësi për admiruesit të ndjehen pjesë e bandës. Sigurisht që ata vijnë në koncerte dhe na ndjekin me muzikë duke na dhënë në energji në skenë. Por tanik kur kthehen në shtëpi, me këtë bluzë, ata mund të këndojnë para kompjuterit”.

Në Shtetet e Bashkuara, artikuj që imitojnë produktet fantastiko-shkencorë të serisë së filmave Star Trek, iu afruan një hap më shumë realizimit.

Artikulli i vlerësuar i kompanisë MakerBot në Brooklyn është Thing-O-Matic, një printer që rikrijon objektet në formë tredimensionale, duke përftuar objekte të forta, me shtresa njëra pas tjetrës, me një saktësi të skajshme.

“Kur mbaron me njërën shtresë, vazhdon me tjetrën. Dhe kështu, pak nga pak objekti fillon të marrë formë”.

Në vjeshtë, Muzeu Victoria dhe Albert në Londër mbajti ekspozitën “Fuqia e prodhimit”. Mes objekteve të pazakonta dhe të mrekullueshme ishte një kitarrë e quajtur “Bisha” e deri tek një bicikletë e kristaltë dhe një skulpturë e King Kongut e prodhuar nga tela çeliku nga varëset e rrobave.

Këto objekte të vecanta dhe të pazakonta janë pjesë e rolit të muzeut për të mbledhur dhe vlerësuar mjete artizanale në shoqërinë bashkëkohore.

Ekonomia e fuqishme e Kinës po shkon paralel me hovin e blerjeve në internet. Një dyqan elektronik kinez po e con një hap më tej këtë përvojë në një vend më 67 milionë përdorues telefonash të zgjuar.

Muret e metrove në Shanghai tregojnë rafte virtuale supermarketesh ku konsumatorët blejnë mallra duke përdorur kameran e celularit. Pasagjerët mund të skanojnë raftet, të porosisin mallrat dhe t’i kenë ato në shtëpi para se të arrijnë vetë.

Një nga idetë më gjeniale është llamba e thjeshtë, e nevojshme për të gjithë.

Objektet dixhitale sot mund të mbizotërojnë por Muzeu i Shkencës në Londër të kujton se novacionet janë kudo rreth nesh. Në nëntor muzeu hapi ekspozitën “Heronj të padukshëm” që vë në pah objekte klasike të përditshme, si për shembull kapse letrash, apo rripa llastiku, të zbuluara para 150 vjetësh por që ende janë të domosdoshme. Apo për shembull varësja e rrobave, mbërthecka e zinxhirit, bikerinat e vezëve dhe çaji i paketuar.

Është një kujtesë që objekte klasike nuk duhen nënvlerësuar, një moto e dobishme ndërsa bota e dizenjos hyn në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG