Lidhje

Takim vjetor i Shoqatës Amerikane të Armëve


Më shumë se 70 mijë njerëz morën pjesë në konventën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Armëve ose NRA në Hjuston këtë fundjavë për të shqyrtuar çështjet organizative, për të dëgjuar fjalime dhe për të parë disa nga produktet e fundit të ofruara nga prodhuesit e armëve.

Anëtarët e Shoqatës Kombëtare të Armëve erdhën nga gjithë vendi për të mbështetur të drejtën për armëmbajtje e cila garantohet nga Amendamenti i Dytë i Kushtetutës amerikane, i cili sipas nënpresidentit të shoqatës, Wayne Lapierre është nën kërcënim.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave tona dhe të drejtat e qytetarëve për armëmbajtje”.

Konventa ndodh vetëm disa javë pasi Kongresi amerikan hodhi poshtë një projekt-ligj për kontrollin e armëve të nxitur nga sulmi me armë zjarri në një shkollë fillore në Njutaun të Konektikatit dhjetorin e kaluar ku humbën jetën 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Presioni i NRA mbi ligjvënësit pati ndikim në mosmiratimin e ligjit. Edhe senatori republikan nga Teksasi Ted Cruz ishte kundër ligjit.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’u përgjigjemi me dhunë kliminelëve të dhunshëm dhe duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të qytetarëve të cilët respektojnë ligjin”.

Shumica e më shumë se 70 mijë pjesëmarrësve në konventë mbështesin kundërshtimin e Shoqatës Kombëtare të Armëve ndaj të gjitha formave të kontrollit të armëve.

Steve, nga shteti veriperëndimor i Uashingtonit, ka frikë se ligjet për kontrolle të zgjeruara të biografisë mund të çojnë në konfiskimin e të gjitha armëve të zjarrit.

“Ata duan t’i regjistrojnë të gjitha armët. Ata duan të dinë se kush i zotëron ato dhe e dini se çfarë rezultati ka dhënë kjo prakitkë në çdo vend që është zbatuar?”

Steve gjithashtu kundërshton ndalimin e armëve luftarake, ku përfshihen pushkët gjysmë-automatike.

“Duke i mallkuar armët, ata po frikësojnë popullsinë që ajo të heqë dorë nga liria e tyre”.

Por edhe këtu ka njerëz si Ramona të cilët favorizojnë kontrollet e zgjeruara të biografisë.

“Mendoj se kontrolli i biografisë është shumë i rëndësishëm. Nuk mendoj se ka ndonjë të keqe nga një masë e tillë dhe mendoj se kjo do të ndihmojë me zbatimin i ligjit”.

Sondazhet e fundit kanë treguar se shumë nga pesë milionë anëtarët e Shoqatatë Kombëtare të Armë kanë të njejtinë mendim.

Erica Lafferty, vajza e një viktime në Njutaun shpreson se disa prej tyre do të ndihmojnë në promovimin e masave për uljen e nivelit të dhunës nga armët.

“Sondazhi më i fundit që kam parë tregonte se 74 përqind e anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Armëve mbështesin kontrollet e universale të biografisë, pra duket se udhëheqja e tyre është më djathtiste”.

Pjesë e problemit është ndarja e thellë kulturore mes amerikanëve të cilët mësojnë që në moshë të re përdorimin e armëve për gjueti dhe sport, dhe atyre që e shohin përhapjen e armëve si një kërcënim për fëmijët e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi.



XS
SM
MD
LG