Lidhje

NSA i jep fund programit të përgjimeve


Në Shtetet e Bashkuara, qeveria federale i dha fund programit të mbledhjes masive të të dhënave telefonike të miliona amerikanëve.

Kjo masë pason polemikat e shkaktura nga zbulimi i programit sekret nga ish-kontraktori i qeverisë amerikane Edward Snowden.

Sipas një njoftimi për shtyp, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), që menaxhon programin e mbledhjes së të dhënave telefonike, po e zëvendëson programin me metoda më të përqëndruara survejimi.

Sipas programit të mëparshëm, qeveria grumbullonte informacione lidhur me bisedat telefonike, si kohëzgjatjen e tyre dhe numrat e telefononit, por përmbajtja e telefonatave nuk monitorohej, apo regjistrohej.

XS
SM
MD
LG