Lidhje

Gjykatësi Leon: Grumbullimi i tabulateve jokushtetues


Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara thotë se grumbullimi i fshehtë e tabulateve të miliona amerikanëve nga qeveria ka shumë të ngjarë të jetë jokushtetues.

Në përpjekje për të parandaluar sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, Agjencia e Sigurisë Kombëtare për shumë vite ka grumbulluar numrat e telefonave të miliona njerëzve, thirrjet telefonike dhe gjatësinë e tyre por jo përmbajtjen e tyre.

Por dje, gjykatësi Richard Leon në Uashington tha se ai "nuk mund të imagjinonte një shkelje më arbitrare" të privatësisë së njerëzve sesa mbledhja e informacionit të tillë nga qeveria pa miratimin paraprak të gjyqësorit. Në një vendim të gjykatës që sfidon survejimin, gjykatësi Leon tha se spiunazhi "me siguri" shkel pjesën e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara e cila ndalon kontrollet e paligjshme.

Gjykatësi Leon nuk e zbatoi menjëherë vendimin e tij, duke i dhënë qeverisë një shans për të apeluar vendimin në një gjykatë më të lartë.
XS
SM
MD
LG